Projekti synon realizimin e edicionit të 13 – të festivalit muzikor, i cili promovon muzikën baroke europiane dhe nxit edukimin kulturor të publikut shqiptar. Festivali është konceptuar si një platformë për shkëmbimin kulturor ndërkombëtar, duke bashkuar ansamble dhe solistë të njohur europianë me artistë shqiptarë. Aktivitetet muzikore do të zhvillohen në monumente kulturore dhe site të trashëgimisë kulturore në disa qytete të vendit, me qëllim rritjen e dimensionit të qarte rjonal dhe turistik të këtij projekti. Programi artistik përfshin koncerte baroke dhe aktivitete të zhvillimit të audiencave të orientuara drejt studentëve të muzikës dhe artistëve të rinj si dhe publikut të gjerë artdashës.
1 Korrik, ora 20:00
Universiteti i Arteve, Tiranë
3 Korrik, Ora 20:00
Muzeu Arkeologjik Durrës
4 Korrik, Ora 20:00
Hapësira pranë petrolifera Italo – Albanese, Vlorë