Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve të Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj”, 2026. Fondi i Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj”, 2026 është një nismë e QKLL-së për të mbështetur botimin e dorëshkrimeve më të mira të autorëve të rinj shqiptarë. Juria profesioniste e përbërë prej tre anëtarësh nga fusha e librit (shkrimtarë, përkthyes, studiues) do të përzgjedhin tre dorëshkrimet më të mira për t’u financuar nga QKLL. Këto dorëshkrime do të botohen deri në fund të vitit 2026.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
31 Korrik, Ora 11:00