Projekti synon krijimin e një modeli të qëndrueshëm për transmetimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të Libohovës tek brezi i ri, përmes përfshirjes aktive të fëmijëve në këngën polifonike, vallet popullore dhe ritet tradicionale. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe mobilizimin e 20–30 fëmijëve në bashkëpunim me shkollat, zhvillimin e rreth 40 seancave trajnimi praktik, si dhe realizimin e 8 veshjeve tradicionale për performancë dhe përdorim të ardhshëm institucional. Projekti kulmon me organizimin dhe dokumentimin audio-vizual të një dasme tradicionale libohovite, ku fëmijët marrin role interpretuese. Materiali i prodhuar do të prezantohet publikisht për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e komunitetit. Procesi mbështetet nga partnerë lokalë dhe shoqata kulturore, duke garantuar cilësi artistike, ruajtje autentike të elementeve tradicionalë dhe ndikim edukativ e kulturor afatgjatë në komunitet.
Libohovë
30 Gusht, Ora 19:00