Kërko

TurArt

Projekti ka si qëllim promovimin e vlerave artistike dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të Shkodrës duke forcuar lidhjen ndërmjet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit. Programi i projektit përfshin koncerte, kinema të hapur, performanca artistike, promvimi i produkteve artizanale dhe resurseve natyrore, pasuritë e trashëgimisë kulturore dhe gatimet tradicionale. Aktivitetet do të zhvillohen pranë siteve turistike që përkojnë me data festive të trashëgimisë kulturore, me qëllim rivitalizimin e siteve kulturore të njësive administrative të qarkut Shkodër.

18 Gusht – Velipojë
22 Gusht – Dajc
25 Gusht – Ana e Malit
27 Gusht – Gur i Zi