Ky projekt prezantohet si një përmbledhjesh aktivitetesh muzokre, të cilat realizohen nga shoqata prej vitesh. Aktivitetet e shoqatës ndër vite kanë sjellë artistë të nivelit të lartë shqiptarë dhe të huaj, që performojnë muzikën jazz dhe kanë ndikuar dhe në rritjen profesionale të brezave të rinj. Projekti ka si qëllim të ndikojë në rritjen e zhvillimit të jetës kulturore në Shqipëri, nëpërmjet aktiviteteve, identifikimin e talenteve të reja, perfeksionim e lartë artistik, kulturor dhe ndërveprues, zgjerimin e “Rrok Academy”, duke parë interesin e të rinjve, inkurajimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve shqiptarë me muzikantët ndërkombëtar etj.
10 – 30 Gusht
Shkodër