Kërko

“World Changers Porto Palermo”

Projekti ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin e artit dhe turizmit lokal në jug të Shqipërisë përmes organizimit të një ngjarjeje kulturore dy ditore, e cila ndërthur performancat artistike me dialogun ndërkulturor dhe një samit tematik me folës ndërkombëtar, mbi kulturën dhe inovacionin, duke aktivizuar trashëgiminë kulturore si një hapësirë e gjallë krijimi dhe reflektimi. Projekti do të zhvillohet në kalanë e Porto Palermos dhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, në kuadër të ditëve përmbyllëse të edicionit të 6-të të Festivalit Porto Palermo.

Kalaja e Porto Palermos
12 Gusht, Ora 19:30