Kërko

Dita Botërore e Artit (World Art Day)

15 Prill, Ora 11:00

Ky aktivitet ka si synim të afrojë fëmijët me artin si një formë e rëndësishme e komunikimit dhe reflektimit shoqëror. Përmes prezantimit të një vepre nga fondi i GKA-së, fëmijët do të njihen me elementët bazë të gjuhës artistike – ngjyrën, formën, kompozimin dhe simbolikën – duke zhvilluar aftësinë për të vëzhguar dhe interpretuar një vepër arti.
Koncepti i punëtorisë mbështetet në të mësuarit përmes përjetimit praktik. Fëmijët do të rikrijojnë dhe riinterpretojnë veprën e prezantuar duke përdorur imagjinatën dhe stilin e tyre personal, çka nxit mendimin kritik dhe individualitetin krijues. Gjithashtu, aktiviteti synon të ndërgjegjësojë mbi rolin e artistit në shoqëri, si një zë që reflekton kohën dhe ndikon në zhvillimin kulturor.
Mini-ekspozita përmbyllëse krijon një hapësirë ku fëmijët përjetojnë ndjesinë e të qenit artistë, duke ndarë krijimet e tyre me të tjerët dhe duke ndërtuar një eksperiencë të vyer muzeale.
Ky aktivitet edukues realizohet nga Drejtoria e Edukimit pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, në bashkëpunim me Vilën 31 x Art Explora.

Vila 31, Tiranë