Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hap thirrjen për aplikime për projekte në fushën e sportit, në mbështetje të propozimeve të paraqitura nga KOKSH, Olimpiku Special Shqiptar, Federatat Sportive Joolimpike dhe Fondacionet Sportive, të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Afati i aplikimit: Thirrja qëndron e hapur deri më 20.02.2026.
Kohëzgjatja e zbatimit: Veprimtaritë e projektit duhet të zhvillohen brenda vitit 2026.
Mund të aplikojnë:
- KOKSH
- Olimpiku Special Shqiptar
- Federatat Sportive Joolimpike
- Fondacionet Sportive
(të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe me objekt veprimtarie promovimin e sportit masiv/elitar dhe edukimin përmes sportit).
Prioritetet e thirrjes
Projektet duhet të synojnë një ose më shumë nga prioritetet:
- Promovimi i sportit shkollor
- Promovimi i sportit universitar
- Promovimi i sportit për personat me aftësi të kufizuara
- Promovimi i sportit për të gjithë
- Promovimi i gjithëpërfshirjes në sport
- Veprimtari në kuadër të marrëveshjeve federata–Ministri për masivizimin e sportit
- Promovimi i arritjeve sportive shqiptare në arenën ndërkombëtare
Mund të kualifikohen për financim ose bashkëfinancim të gjitha veprimtaritë që kanë në fokus sportin dhe synojnë arritjen e prioriteteve të thirrjes.
Dokumentet e kërkuara për aplikim
Në aplikim duhet të dorëzohen (mes të tjerash):
- Projekt-propozimi i miratuar paraprakisht nga organi ekzekutiv + vendimi përkatës
- Vendimet e asamblesë vjetore (viti paraardhës) dhe vendimet e asamblesë së fundit zgjedhore (për federata sportive)
- Kopje e statutit dhe/ose vendimit të gjykatës për regjistrim
- Dokumentacion që vërteton regjistrimin si person juridik
- Urdhri i ministrit për miratimin e statutit dhe ndryshimeve në fuqi
- Bilanci financiar i miratuar
- Të dhënat e llogarisë bankare të nivelit të dytë, e dedikuar për financimet nga Ministria
- Raporte financiare periodike për fondet publike të akorduara për vitin 2025
Një federatë mund të paraqesë më shumë se një projekt-propozim brenda një aplikimi të vetëm në këtë thirrje.
Shkarko dokumentet:
