Titulli: Mbështetje e Programeve Kulturore të Organizatave (MTKS)
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) hap thirrjen për mbështetje financiare me fonde publike për programet vjetore të organizatave kulturore jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që veprojnë në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Mbështetja synon forcimin dhe zhvillimin e veprimtarive që kontribuojnë në promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si dhe rritjen e kapaciteteve të organizatave.
Projekt-propozimet duhet të adresojnë një ose më shumë nga prioritetet:
- Fuqizimi i rolit të skenës së pavarur kulturore (përfshirë angazhimin e artistëve të rinj).
- Zhvillimi i qëndrueshëm i projekteve kulturore (ndikim afatgjatë, bashkëpunim, politika kulturore, përfshirje).
- Rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike (inovacion, standarde të larta, zhvillim profesional).
- Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve përmes kulturës.
- Rezidencat artistike.
- Mbrojtja, transmetimi dhe rivitalizimi i trashëgimisë kulturore, me fokus trashëgiminë jomateriale (përfshirë dokumentim/digjitalizim). 1.Udhëzuesi per mbështetje pe…
Aspekte ndër-dimensionale të rekomanduara: shpërndarje gjeografike proporcionale, përfshirja e pakicave/grupeve të margjinalizuara, barazia gjinore, angazhimi i të rinjve/studentëve, promovimi i produkteve origjinale vendase.
Kategoritë e mbështetjes & vlerat e grantit:
Fondi total: 60,000,000 lekë.
Kategoria I – OJF me përvojë të pasur në fushën e kulturës
Grant për projekt: 3,500,000 – 4,000,000 lekë.
Kategoria II – Aktivitete kulturore dhe edukative në komunitet
Grant për projekt: 2,000,000 – 2,500,000 lekë.
Kush mund të aplikojë?
Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Shqipëri, që ushtrojnë aktivitet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Afatet kryesore:
- Hapja e thirrjes: 16 janar 2026
- Afati i fundit i dorëzimit: 10 shkurt 2026, ora 16:30 (në protokoll + elektronikisht).
- Shpallja e fituesve: 5 mars 2026 në faqen zyrtare të MTKS.
- Periudha e zbatimit të aktiviteteve: mars – dhjetor 2026.
Vendi i zbatimit: vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Aplikimet dorëzohen:
- Fizikisht: 1 (një) kopje e shtypur, në zarf me subjekt: Thirrje 2026/fusha e aplikimit/Kategoria e grantit
- Elektronikisht: në emailin [email protected]
Adresa:
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS),
Rruga “Aleksandër Moisiu”, ish-Kinostudio, nr. 76, Tiranë, Shqipëri.
Pyetje & sqarime
Pyetjet për sqarime dërgohen në [email protected] deri më 30 janar 2026; përgjigjet jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune ose publikohen në faqen zyrtare të MTKS.
Bashkelidhur dokumentacioni:
1.Udhëzuesi per mbështetje per organizatat kulturore 2026
3.Formulari i Projekt-Buxhetit 2026
4.Formulari i Aktiviteteve 2026
5.Formulari i Financimit të Dyfishtë
6.Deklarata e Konfliktit të Interesit
