Kërko

Zullulandia

29 Nentor, Ora 19:00
30 Nentor, Ora 19:00

“Zullulandia”” i vendos ngjarjet dhe personazhet në Afrikë, por, për nga problemet dhe shqetësimet që trajton, ka për paralelizëm Shqipërinë. Në një plan satirik, pjesa flet për zullutë, që janë një popull i prapambetur i Afrikës, i shtypur nga kolonizatorët e huaj, dhe që, për të fituar lirinë dhe më shumë të drejta nga Evropa, dërgojnë ambasadorin e tyre, Denizullu-Serpen, në Paris. Mirëpo, injoranca e këtij i bën kancelarët e Parisit dhe të Londrës që të tallen me të. Kur ky kthehet në atdhe, populli i paditur dhe fodull e pret me nderime. Mirëpo mes tërë kësaj injorance, qëndron edhe një i ditur, Plugu, i cili është i vetmi që e ka kuptuar talljen dhe përpiqet tu tregojë zulluve realitetin; se të huajt po tallen me ta. Ai u këshillon që të mos presin më prej të huajve, por të bëhen vetë të zotët e vetes. Mirëpo, këto fjalë jo vetëm që nuk kuptohen nga turma, por shkaktojnë edhe revoltë. Ata e fyejnë, e kërcënojnë dhe janë gati ta ndëshkojnë. Atëherë Plugu kupton se fajin e paska patur vet, se nuk plugohet dot një shkëmb. Prandaj braktis atdheun, duke marrë rrugën e mërgimit.

Regjisor: Endri Çela
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Kompozitor: Petrit Jakupi
Koreografe: Semela Skënderasi
Video: Marjo Cani
Interpretojnë: Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.

Salla 150, Arturbina