Kërko

Mbi fjalë (Premierë)

15 Nentor, Ora 19:00
16 Nentor, Ora 19:00
18 Nentor, Ora 19:00

““Mbi Fjalë” është një projekt artistik që synon të risjellë në vëmendje dhe të modernizojë elementët më thelbësorë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes një qasjeje bashkëkohore. Duke ndërthurur artin e kërcimit modern me ritualet tradicionale, veshjet popullore dhe muzikën karakteristike të trevave shqiptare, projekti krijon një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nxitur reflektimin mbi identitetin kombëtar dhe vlerat kulturore që na bashkojnë.
Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare në një formë të re dhe tërheqëse, duke e përafruar atë me brezat e rinj dhe me publikun ndërkombëtar. Në kohën e globalizimit dhe asimilimit kulturor, “Mbi Fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë këto vlera duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor – si koreografia moderne, tingujt elektronikë dhe vizualet multimediale.

Salla 150, Arturbina