Kërko

Luanushi i frikësuar

1 Nentor, Ora 10:30
2 Nentor, Ora 10:30  
6 Nentor, Ora 10:30
7 Nentor, Ora 10:30
8 Nentor, Ora 10:30
9 Nentor, Ora 10:30
20 Nentor, Ora 10:30
21 Nentor, Ora 10:30
22 Nentor, Ora 10:30
23 Nentor, Ora 10:30
28 Nentor, Ora 10:30
29 Nentor, Ora 10:30
30  Nentor, Ora 10:30

Shfaqje teatore për fëmijë.
Na ishte seç na ishte, një djalë që shumë frikë kishte. Ky na e mbante veten për luan dhe emrin të tillë e kishte, e quanin Luan. Mirëpo, ndryshe nga mbretërit e fuqishëm, luani ynë ishte Luanush; nuk ishte i guximshëm, ishte si lepurush. Aq shumë e kishte ai frikë errësirën, saqë nuk linte askënd t’ia fiknin dritën. Por, kur mbush 4 vjeç, e ëma i kërkon që të fillojë të mësohet me errësirën. Dhe ai ia premton; drita fiket dhe errësira e natës e mbulon. Por, ja që tani i duhet të përballet me krijesat imagjinare që mendja i krijon. Për fat janë fëmijët spektator, të cilët e bëjnë të kuptojë se mendimet e këqija dhe frikërat janë vetëm në kokën e vet. Në fund ai arrin të flejë i qetë, i sigurt, me ëndrra të bukura dhe gati për një mëngjes më sfidues, si një luan i vërtetë.

Teksti & Regjia: Endri Çela
Video animation: Ilir Kaso
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Petrit Jakupi
Koreografia: Semela Skënderasi
Interpretojnë: Muhamed Babamusta, Eva Gjika, Klaudio Gega

Salla 150, Arturbina