Kërko

Koncert Muzikë Dhome“Muzika e George Enescu-t në Tiranë”

6 Nentor, Ora 19:00

Në hollin koncertor të TKOB, publiku do të përjetojë një mbrëmje të veçantë muzikore kushtuar mjeshtrit rumun George Enescu. Koncerti sjell një repertor të pasur dhe emocional, interpretuar me ndjeshmëri nga solistet Sonila Baboçi dhe Eriona Gjyzeli, të cilat përmes interpretimit të tyre sjellin thellësinë dhe finesën e muzikës së Enescut. Një mbrëmje e pasur artistikisht, që ndërton ura mes kulturave përmes tingujve të gjallë dhe shpirtërorë.

Holli Koncertor, TKOB