13 Dhjetor, Ora 10:00
Veprimtaria “Një orë mësimore-Historia troket” do të fokusohet tek historia e popullit shqiptar, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Do të prezantohet me ilustrime në powerpoint me fotografi dhe objekte muzeore të Muzeut Historik Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Trashëgimia kulturore shqiptare është një shprehje e pasur dhe e larmishme e historisë dhe identitetit të vendit. Në përfundim nxënësit do të njihen me:
Ngjarjet dhe faktet historike të popullit shqiptar.
Figurat patriotike që kanë lënë gjurmë në histori.
Zhvillimet më të rëndësishme historike.
Shkolla 9- vjeçare “Gjon Buzuku”
