Kërko

TKOB NE BASHKEPUNIM ME FILHARMONIN E KOSOVESMuzikë Sakrale“Petite messe solennelle”Gioachino ROSSINIOrkestra Simfonike  Dirigjent: Facundo Agudin

25 Janar, Ora 19:00

Petite Messe Solennelle” është një nga  veprat më të rafinuara të periudhës së  vonë të Rossinit, ku muzikaliteti i tij
operistik ndërthuret me një ndjeshmëri të  thellë sakrale. Struktura e veprës  mbështetet në kontraste të qarta mes  momenteve të qeta dhe meditatives, dhe  shpërthimeve harmonike plot dritë. Linjat  vokale janë të përpunuara me finesë,  tipike për stilin belkantistik të Rossinit,  ndërsa koralet krijojnë tekstura të pasura,  të balancuara me ngjyrimet intime të  pianos dhe harmoniumit.
Interpretimi nga Trupa e Korit e TKOB dhe Korit te Filharmonise se Kosoves  sjellin në pah elegancën ritmike, pastërtinë  e frazimit dhe ndërtimin dinamik të  masave korale, duke e kthyer veprën në  një udhëtim muzikor ku spiritualiteti dhe  virtuoziteti bashkëjetojnë në një harmoni  magjepsëse.

Skene, TKOBAP