Për 8 ditë me radhë, sportistët më të mirë nga 35 shtete europiane do të garojnë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Ky kampionat shënon një moment të rëndësishëm për sportin shqiptar dhe për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, që mirëpret një aktivitet të këtyre përmasave, duke e vendosur sërish Shqipërinë në qendër të vëmendjes sportive europiane.
