Në mbështetje të nenit 31, 31/1 dhe 31/2, të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të Udhëzimit nr. 2, datë 28.05.2024 “Mbi kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të Urdhrit të Ministrit nr. 452, datë datë 04.12.2024 “Për ngritjen e Kolegjiumit në funksion të procedurave për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit për vitin 2025”, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 19, dt.14.01.2025 “Për miratimin e projekteve në turizëm që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit 2025”;
Në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në turizëm, për vitin 2025, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Kolegjiumit të përzgjedhjes së projekteve në turizëm, projektet e miratuara janë 28 (njëzet e tetë) nga 64 (gjashtëdhjetë e katër) aplikime të paraqitura.
Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:
1 Vjosa Explorer – “Promovimi i turizmit në Vjosë”
2 “FLOEMI” – “Turizmi juglindor”
3 Qendra Youth Rise – “Melodi për Turizmin”
4 Instituti për Shkencë dhe Kërkim në Arsimin e Lartë – “Adriafest -Panairi i Turizmit”
5 PIK – “Check in Festival Tiranë”
6 Qendra “Dritare” – “Tell me an Albanian story/ Tregomë një histori shqiptare”
7 Fondacioni “Startup Albania” – “Turizmi n’Tur”
8 Lizeta Hatika – “Rindërtimi i etnografisë”
9 Bea Marketing & Promotions – “Vala Fest 2025”
10 Vibrant Project Association – “Himara International Music Festival (Edicioni IV)”
11 Qendra Kombëtare e Lëvizjes Ambientaliste – “Korabi-Thesar i turizmit Alpin”
12 Qendra “FuturAL” – “Albania Xperience”
13 MediaMix – “Wines of Albania-VINI THEATER Një simfoni e Verës,Kulturës dhe Gastronomisë Shqiptare”
14 Qendra “Mirazh” – “Peisazhe Turistike”
15 Shoqata “KREO” – “Cloud Fest”
16 Kevin Spahiu – “Locked in Paradise Festival”
17 Instituti për Projekte, Programe dhe Politika IP3- “Ekoturizmi dhe Shishtaveci”
18 “Qendra e Artit Kontemporan” – “South Outdoor Festival”2025
19 Sindi Laloshi – “Diell dhe dashuri -Dita e verës 2025”
20 Julian Elezi – “RiProTra”
21 Fondacioni “Dritan Hoxha” – “Destinacionet e pa zbuluara të Shqiperisë”
22 Qendra “Culture is Us” – “Shkodra Aktive “Një rrugëtim i turizmit rekreativ”
23 Jonid Koritari – “The City Echoes/ Jehona e qytetit”
24 PIK Green – “Check in Festival Gjirokastër”
25 Shoqata “Promotor” – “Festivali Gjiroclassica”
26 Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim – “Shanisha në kala”
27 Shoqata Me WE – “Life in the Castles – jeta në kala -udhëzues për fëmijë”
28 Albert Haloçi – “Rocks Festival 5”
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit për vitin buxhetor 2025, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të mbështetjes së tematikës “Promovimin e destinacioneve dhe zhvillimi i produkteve turistike në mbështetje të ofertës turistike për vitin 2025”
Thirrja synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëvjetor si dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj, promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., gjithashtu edhe në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2025.
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 11 Dhjetor 2024 deri më datë 06 Janar 2025. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, nga data 01.02.2025 deri më 15.11.2025.
Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me një sërë tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie që përfshin trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.
Promovimi i destinacioneve turistike, edukimit dhe vlerave të veçanta lokale nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative të aktivitetit shpirtëror njerëzor, nxit dhe motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike.
Lutemi gjeni bashkangjitur : Procedurat dhe Formularin e Aplikimit
