Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër z.Benet Beci dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, inspektuam përfundimin e punimeve në zonën “Fermentimi”, një ndërhyrje e parë e këtij lloji në kuadër të programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale në proces legalizimi.
Rikonstruksion i 6 rrugëve: “Besa”, “Ardian Kodra”, “Dëshmorët”, “Çlirimi”, “12 Vjetori”, “Ora e Maleve”
- 3.1 km rrugë të reja
- Kanalizime (ujëra të bardha & të zeza), rrjet ujësjellësi
- Ndriçim publik dhe linja për fibra optike
- Sipërfaqe totale ndërhyrjeje: 10,500 m²
- Mbi 1000 banorë përfitues
- 115 familje, shumica në nevojë
Investim total: 76.6 milionë lekë
Ky investim përfaqëson një hap domethënës drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në një zonë që për shumë vite ka pasur mungesë të infrastrukturës bazë, dhe një shembull i qartë i bashkëpunimit efektiv mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.
