Prindërit kishin të tjera plane për të. Një lloj arti mendonin edhe ata, por që lidhej me kulinarinë. Eri Grazhdani kapërceu çdo lloj pritshmërie. Nuk u bë kuzhinier, por tatuist. Do të përballej me qefmbetjen e prindërve, me rrudhjebuzët e fisit, me shikimin vëngër të komshive e të tjerë të njohurve, por ai e kishte zgjedhur: do të bëhej artist, por i një lloji të veçantë: një piktor në lëkurë.
Nisi të realizonte tatuazhe, që kur ishte ende fëmijë, u bënë 13 vjet tashmë. Fillimisht me mjete të sajuara, me elektromotorë e makineta të sajuara, në kushte mungesa ngjyrash, për t’u rritur përmes përvojës, përmes këshillave të kolegëve dhe informacionit on line. Nëse dikur sigurimi i bazës materiale ishte një problem, sot mund t’i sigurosh në të gjitha mënyrat, mjaft të duash më të mirën dhe të ofrosh sigurinë dhe sterilitetin maksimal.



