Kërko

Thirrje për Projekte Artistike për periudhën Shtator-Dhjetor

QKKF dhe TEATRI i KUKULLAVE njofton të gjithë krijuesit për hapjen e procedurës së aplikimit për projekte të reja artistike për periudhën Shtator-Dhjetor 2025.

Gjinia e propozuar: MUZIKAL
Mosha e sugjeruar: 5+
Dosja e projektit duhet të përmbajë:

  • Skenarin e plotë
  • Konceptin regjisorial
  • Demo/ linqe ilustruese për bazat muzikore
  • Skicat e skenografisë së shfagjes
  • Kostumografia
  • Preventivi (i ndarë sipas zërave)
  • CV e secilit prej krijuesve

VËMENDJE!

  • Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e projektit në lidhje me të drejtat e autorit!
  • Nese aplikanti nuk plotëson dosjen e plotë sipas kërkesave të mësipërme, aplikimi eshtë i pavlefshëm!

Afatet e dorëzimit të projektit:
23 qershor – 25 Gusht 2025

Projektet mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, si dhe në formë elektronike: [email protected]

Për dorëzimin fizik: Nga e mërkura në të premte, ora 10:00-13:00 pranë Recepsionit të Teatrit të Kukullave, Sheshi “Austria, Tiranë”.
Ju presim!