PARKU ARKEOLOGJIK BYLIS
Parku Arkeologjik Bylis me sipërfaqe rreth 30 ha brenda mureve fortifikuese është një nga parqet më të bukur arkeologjike ku ndërthuren historia e lashtë e këtij qyteti në tërritorin e bylinëve ilirë, vlerat monumentale të arkitekturës publike dhe private dhe peizazhin e bukur duke dominuar luginën e lumit Vjosa.
Bylisi është një nga parqet arkeologjike më të gërmuara në Shqipëri ku përveç monumenteve antike spikatin sipërfaqet e shtruara me mozaikë të bazilikave paleokristiane.




Adresa: Në kodrën mbi fshatin Hekal, Njësia Administrative Hekal, Bashkia Ballsh, Qarku Fier.
Tarifat e Biletave:
- Biletë për turistët vendas dhe të huaj: 400 lekë;
- Biletë grup +12: 300 lekë;
- Fëmijë nën 12 vjeç: Hyrja falas;
- Studentë: 120 lekë;
- Pensionistë (shqiptarë): 200 lekë.
Oraret e Vizitueshmërisë:
- Periudha Nëntor – Mars: E Martë – E Dielë 09:00 -16:00
- Periudha Prill – Tetor: E Hënë – e Dielë 09:00 -19:00
