Kërko

THIRRJE 2026 – Për projekt propozime për ngjarje kulturore dhe turistike

Titulli: 

THIRRJA PËR PROJEKT PROPOZIME PËR NGJARJE KULTURORE DHE TURISTIKE

Festivale • Evente • Promovimi i Shqipërisë Turistike

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) shpall thirrjen publike për mbështetje financiare me fonde publike për projekt-propozime në fushën e kulturës dhe turizmit, që do të zhvillohen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2026. 

Mbështeten ngjarjet kulturore dhe turistike që kontribuojnë në:

  • zhvillimin e turizmit kulturor dhe kreativ,
  • promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik,
  • forcimin e industrisë kreative dhe ekonomisë kulturore,
  • përfshirjen e komuniteteve dhe edukimin kulturor. 

Prioritetet kryesore:

Projektet duhet të adresojnë një ose më shumë nga prioritetet e mëposhtme:

  1. Zhvillimi i turizmit kulturor dhe kreativ përmes festivaleve dhe eventeve cilësore.
  2. Fuqizimi i krijimtarisë artistike dhe përfshirja e talenteve të reja.
  3. Ndërkombëtarëzimi i ngjarjeve dhe rritja e vizibilitetit turistik të Shqipërisë.
  4. Zhvillimi i industrisë kreative dhe ekonomisë kulturore si motor i turizmit.
  5. Edukimi kulturor, përfshirja sociale dhe turizmi i qëndrueshëm.
  6. Zgjatja e sezonit turistik dhe zhvillimi territorial i qëndrueshëm.
  7. Promovimi i identitetit kulturor shqiptar dhe i produkteve origjinale vendase. 

Kategoritë e mbështetjes:

Thirrja ndahet në 3 kategori:

Kategoria I – Ngjarje turistike të mëdha me profil të lartë promovues

Ngjarje kombëtare ose ndërkombëtare me audiencë të gjerë, ndikim të matshëm turistik dhe shtrirje disa-ditore.
Grant: nga 3,000,000 lekë e lart. 

Kategoria II – Ngjarje kulturore e turistike për zhvillimin lokal

Evente me ndikim në qytete apo zona specifike, që promovojnë artin dhe turizmin lokal.
Grant: 1,000,000 – 3,000,000 lekë

Kategoria III – Aktivitete kulturore e turistike për komunitetin

Aktivitete lokale, me fokus komunitetin, grupet e interesit dhe talentet e reja.
Grant: 500,000 – 1,000,000 lekë.

Fondi total:

190,000,000 lekë në total për vitin 2026. 

Kush mund të aplikojë?

  • Organizata jofitimprurëse
  • Persona fizikë (vetëm për Kategorinë III)
  • Persona juridikë (për projekte në fushën e turizmit)

Aplikantët duhet të jenë të regjistruar dhe aktivë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Afatet kryesore:

  • Hapja e thirrjes: 16 janar 2026
  • Afati i fundit i aplikimit: 10 shkurt 2026, ora 16:30
  • Shpallja e fituesve: 5 mars 2026
  • Zbatimi i projekteve: mars – dhjetor 2026 

Dokumentacioni: 

  1. Udhëzuesi dhe Prioritetet për Thirrjen 2026
  2. Formulari i Aplikimit 2026 (Shtojca 2)
  3. Formulari i Projekt-Buxhetit 2026 (Shtojca 3)
  4. Formulari i Aktiviteteve 2026 (Shtojca 4)
  5. Deklarata e Financimit të Dyfishtë (Shtojca 5)
  6. Deklarata e Konfliktit të Interesit (Shtojca 6)
  7. Deklarata e të Drejtës së Autorit (Shtojca 7)
  8. Lista e dokumentave shoqëruese në fushën e kulturës (në varësi të fushës së aplikimit)
  9. Lista e dokumentacionit shoqerues ne fushen e turizmit (në varësi të fushës së aplikimit)

Si dorëzohet aplikimi?

  • 1 kopje fizike, me subjekt: Thirrje 2026 / fusha e aplikimit / kategoria
  • Dorëzim personalisht ose me postë zyrtare

Adresa:
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS)
Rruga “Aleksandër Moisiu”, ish-Kinostudio, nr. 36, Tiranë, Shqipëri. 

Informacion & sqarime

Pyetjet dërgohen në [email protected] deri më 30 janar 2026. Përgjigjet jepen me shkrim ose publikohen në faqen zyrtare të MTKS.