Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka për mision zhvillimin e sportit si pjesë thelbësore e edukimit, shëndetit dhe identitetit kombëtar. Ajo synon të krijojë një sistem sportiv gjithëpërfshirës dhe modern, që mbështet pjesëmarrjen e çdo qytetari dhe fuqizon sportistët e nivelit të lartë për rezultate të qëndrueshme brenda dhe jashtë vendit. Vizioni i ministrisë është një Shqipëri aktive dhe konkurruese, ku sporti promovon vlera si disiplinë, bashkim dhe krenari kombëtare, duke u shndërruar në një motor zhvillimi shoqëror dhe kombëtar.