Kërko

Klasat e profilizuara në sport

Hapja e klasave të profilizuara në sport, u realizua në mbështetje të ligjit 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit 79/2017 “Për sportin”, të ndryshuar, dhe urdhrit nr. 440, datë 2.05.2018 “Për hapjen e klasave të profilizuara në sport në shkollat e arsimit bazë të sistemit parauniversitar”.

  • Në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 18, datë 20.08.2019, “Për vitin shkollor 2019–2020 në sistemin arsimor parauniversitar”, Kreu I, nënkreu I.2, pika 2.d/7, u realizuan procedurat për vlerësimin e nismës “për klasat e profilizuara në sport”, gjatë vitit shkollor 2019-2020;
    • Më 13 shtator 2018 ministri i arsimit miratoi programet mësimore për klasat e profilizuara në sport për klasat VI-IX, në disiplinat sportive futboll-basketboll-volejboll, për djem dhe vajza.
  • Me urdhrin nr. 31, të ministrit përgjegjës për arsimin parauniversitar, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, neni 11, janë përcaktuar kriteret dhe procedurat standarde për hapjen dhe funksionimin e klasave të profilizuara në sport.

Ecuria e klasave të profilizuara në sport nga hapja për herë të parë të tyre deri në nisje të vitit shkollor 2021-2022 paraqitet si vijon:

 2018-20192019-20202020-20212021-2022
 NumërNumërNumërNumër
Shkolla me klasa sportive121886356
Klasa sportive223140125142
Nxënës në klasa sportive5,3304,6274,439

Rënia e numrit të shkollave ku janë hapur dhe funksionojnë klasat e profilizuara në sport është rrjedhojë e situatës së krijuar nga tërmeti i nëntorit 2019, nga i cili u dëmtuan shumë objekte arsimore dhe struktura sportive pranë tyre, si dhe sistemi i mësimit online në kushtet e pandemisë nga Covid-19, gjatë vitit shkollor 2020-2021.