Kërko

Festivali I muzikës moderne 8

📍 Festivali I muzikës moderne 8  – Shkodër 
📆 23- 26  Korrik 2025 
⏰ –:– 

Festivali i Muzikës Moderne – Edicioni i VIII-të, i zhvilluar në Shkodër dhe Tiranë, solli katër netë të mbushura me performanca cilësore, krijimtari dhe emocione të forta. 💫🎶I organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”, ky festival është kthyer në një nga ngjarjet më përfaqësuese të muzikës bashkëkohore në Shqipëri.  

Solistë të mirënjohur dhe zëra të mrekullueshëm shqiptarë, ‘Big-band Shkodra’ – formacioni bazë i Festivalit dhe i vetmi i këtij lloji në rang kombëtar – së bashku me dy formacionet italiane ‘Italoitaliano’ dhe ‘Vibrant Sound’, si dhe me ‘FMM Band’-in, i krijuar posaçërisht për këtë aktivitet, sollën një përjetim artistik të veçantë.  

Publiku shkodran dhe ai i kryeqytetit, si dhe turistët e shumtë që mbushën sheshet, me duartrokitjet e tyre e shndërruan çdo natë të festivalit në një festë të vërtetë muzikore. Big Band-i dhe aranzhimet moderne ngritën edhe më lart nivelin artistik të kësaj edicioni.