
📍 Festivali I 2-të Valleve Tradicionale dhe të Këngës Polifonike – Derviçan
📆 26 & 27 Korrik 2025
⏰ 19:30
“Më ço në fshatin tënd” në Derviçan, u zhvillua edicioni i dytë i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe Këngëve Polifonike! Dy netë të mbushura me ngjyra, traditë, kostume autentike dhe tingujt e paharrueshëm të polifonisë shqiptare.
Ky festival është dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore që vazhdon të jetojë me pasion dhe krenari.
