Kërko

Tradita Akademi

📍 Tradita Akademi– Tiranë 
📆 30 Prill 2025 
⏰ –:– 

Lançojmë me kënaqësi projektin TRADITA AKADEMI, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku presim aplikimet e të rinjve të na bashkohen në këtë projekt për trajnime. 

Objektivi kryesor i këtij projekti është ndërgjegjësimi i të rinjve dhe pjesëmarrja e tyre në fushën e artizanatit. Ky projekt synon te ruajë dhe të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare dhe mjeshtritë artizanale, duke trajnuar të rinjtë të cilët kanë interes në këtë fushë. 

Kjo fazë e projektit zgjat gjatë gjithë muajit Maj. 
Do të jemi edhe në Vlorë (datë 16 maj, ora 11:00) dhe Tropojë (datë 23 maj, ora 11:00), për të përzgjedhur grupin që do të vijojë të trajnohet. 
Trajnimet do të vazhdojnë përgjatë muajve Qershor, Shtator, Tetor dhe Nëntor 2025. 
Ju mirepresim!