Kërko

Gjon Mili International Video Art Festival  

📍Gjon Mili International Video Art Festival  
📆 27-29 Gusht në Korçë &  01-03 Shtator në Dhërmi 
⏰ –:– 

Këtë vit, nga 1,230 aplikime të ardhura nga mbarë bota, vetëm 62 artistë janë përzgjedhur për të sjellë po aq interpretime të marrëdhënies së tyre me dritën shpesh si një “lëkurë” që pulson midis botës virtuale dhe asaj reale, mes ndjeshmërisë dhe ndërveprimit. 

Festivali do të zhvillohet në tre lokacione, duke nisur me Korçën në , 27-29 gusht  në Muzeun Gjon Mili, vendi ku nisi gjithçka, ku për tre ditë video arti do të bashkëjetojë me kujtesën dhe historinë, në një lojë të pandërprerë dritash e formash. 

Më pas festivali udhëton në Dhërmi nga data 1-3 shtator  mes shtëpive të vjetra dhe qiellit të hapur.