Diplomuar juriste me rezultate të shkëlqyera në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universistetit të Tiranës. Në vitin 2013 është licencuar si Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Për 6 vite ka ushtruar profesionin e avokates pranë Studios Ligjore “TP& Partners”, ku është profilizuar në fushën civile, tregtare dhe administrative.
Në vitin 2019 ka përfunduar studimet Master në fushën e të Drejtës Tregtare Ndërkombëtare (LLM in International Trade Law), pranë Universitetit të Torinos, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITC-ILO), UNCITRAL, UNIDROIT dhe Qendra e Institutin Universitar të Studimeve Evropiane, specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, kontrata komerciale ndërkombëtare, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me Arbitrazh, si dhe teknologjia 4.0, Smart-Contract, E-commerce dhe Blockchain.
Në vitin 2019 ka punuar Këshilltare ligjore pranë Kabinetit të Administratorit të Shoqërisë Albpetrol sh.a. Në vitin 2020, ka qenë bashkëthemeluese e studios ligjore “Muja &Associati”, ku ka ushtruar profesionin e avokatisë në fushën civile, tregtare dhe administrative. Prej vitit 2022 ka punuar si Këshilltare në Kabinetin e Ministrit, që nga Ministria e Kulturës, më pas në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe tashmë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Gjuhët e huaja që zotëron: Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.
Fusha e ekspertizës: Shoqëri Tregtare, Kontrata Komerciale, M&A, trashëgimi kulturore, pronësi intelektuale, konkurrencë e pandershme, detyrime doganore e arbitrazh.
e-mail: matilda.balliu@mtks.gov.al
