- Sporti është pjesë përbërëse e programit të edukimit të nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore publike dhe jopublike.
- Edukimi fizik në arsimin parauniversitar është pjesë e kurrikulës bërthamë dhe kurrikulës me zgjedhje të planit mësimo Edukimi fizik në kurrikulën bërthamë zhvillohet me minimumi tre orë mësimore në javë për klasat 1-12. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen nga ministri përgjegjës për arsimin, ndërsa për arsimin profesional nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ministri përgjegjës për arsimin profesional. Në arsimin universitar edukimi fizik përcaktohet në aktet e brendshme të vetë institucioneve të arsimit të lartë.
- Të gjitha institucionet qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore krijojnë kushtet e nevojshme që nxënësit, studentët, efektivat e policisë dhe të Forcave të Armatosura të zhvillojnë veprimtari fizike dhe sportive, individuale dhe/ose të organizuar.
- Përveç disiplinës mësimore të përfshirë si pjesë e kurrikulës, aktivitetet sportive në institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare jashtë procesit mësimor organizohen edhe nga shoqatat sportive shkollore dhe shoqatat sportive universitare, të cilat mund të jenë të një sporti ose të shumë sporteve, veprimtaria e të cilave koordinohet sipas përkatësisë nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Sportit Universitar.
- Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar janë persona juridikë, që organizohen dhe funksionojnë në zbatim të kuadrit ligjor për organizatat jofitimprurëse. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë të sportit shkollor dhe një federatë të sportit universitar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e këtyre federatave.
- Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, krahas detyrave statutore, kanë edhe këto detyra:
- a) Federata Shqiptare e Sportit Shkollor:
- të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me nxënësit e të gjitha grup-moshave të arsimit parauniversitar në nivel rajonal dhe kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive;
- të organizojë kampionatin e shkollave në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të shkollave;
- të organizojë ekipet përfaqësuese në veprimtaritë ndërkombëtare të sportit shkollor.
- b) Federata Shqiptare e Sportit Universitar:
- të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me studentët e arsimit të lartë, në nivel rajonal e kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive;
- të organizojë universiadat në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të universiteteve;
- të organizojë ekipet përfaqësuese në aktivitetet ndërkombëtare të sportit universitar;
- Shkollat sportive janë institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë me orientim sportiv të të nxën Pranimi në shkollat e arsimit të orientuar bëhet sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me akte nënligjore.
- Të gjitha institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare, publike ose jopublike, zbatojnë standardet në fuqi për zhvillimin e orës mësimore të edukimit fizik dhe sporteve për nxënësit dhe studentët.
