Kërko

Thirrje për Projekte Teatrore për periudhën Qershor-Dhjetor 2025

Njoftojmë hapjen e thirrjes për procedurën e aplikimit për projekte artistike që do të realizohen në periudhën qershor – dhjetor 2025.

Thirrja është e dedikuar për bashkëprodhime dhe prodhime. Prioritet në përzgjedhje do të kenë bashkëprodhimet.

Ftohen të gjithë krijuesit, regjisorët, producentët, koreografët, dramaturgët dhe muzikantët të sjellin propozimet e tyre për:
1. Projekte artistike për shfaqje për të rritur.
2. Projekte artistike për shfaqje për fëmijë.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:
• CV-në e aplikantit;
• Projekt-propozimin;
• Buxhetin e detajuar sipas zërave (për bashkëprodhimet duhet të paraqitet edhe buxheti që mbulohet nga bashkëprodhuesi);
• Konceptin regjisorial;
• Tekstin ose sinopsin.

Dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë njësisë së protokollit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në formë elektronike në e-mail: [email protected].

Dorëzimi do të bëhet nga data 26.05.2025 deri më 10.06.2025, nga ora 09:00 deri në 14:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Rruga “Sami Frashëri”, Arturbina.